Vazhdon gjykimi kundër Mariglen Demirit nga “E Majta”

Sot në ora 12:00 duhet të vazhdojë seanca për procesin gjyqësor kundër anëtarit të partisë “E Majta”, Mariglen Demiri, për pjesëmarrjen e tij në protestat e “Revolucionit Laraman”, njofton Portalb.mk.

Sipas partisë, procesi kundër Demirit është i motivuar politikisht dhe me qëllim që të kryhet trysni nga pushteti, ndaj anëtarëve të tyre.

Prokuroria sot duhet t’i prezantojë dëshmitë dhe dëshmitarët në kuadër të aktakuzës.

Sipas ekspertizës, shteti nga Demiri ka kërkuar dëmshpërblim prej 522.000 denarë ose rreth 8.500 euro. Për mbrojtjen ekspertiza është e paligjshme.

Demiri është i dyshuar se më 13 prill të vitit të kaluar rreth orës 21 përpara Zyrës Popullore të presidentit Gjorge Ivanov, në  afërsi të “Rekordit” në Qendër të Shkupit, ka marrë pjesë në demolimin e zyrës.

Ai ngarkohet për vepër penale “shoqërim në grupacion e cila do të kryej vepër penale”.

Akti i demolimit të zyrës, erdhi si pasojë e protestave qytetare të “Revolucionit Laraman”, të cilët dolën në rrugë pas vendimit të Ivanovit për abolim të të gjithë funksionarëve që janë të dyshuar dhe nën hetim për vepra kriminale, të cilin pas shumë reagimeve nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm, e tërhoqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button