Konfirmohen analizat: Trupat në Rashkë janë të shqiptarëve

Konfirmohen analizat: Trupat në Rashkë janë të shqiptarëve

Analizat e ADN-së kanë konfirmuar se mbetjet mortore te gjetura në dhjetor të vitit të kaluar në Rudnicë të Rashkës iu takojnë shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Këtë e ka njoftuar shefi i delegacionit serb në grupin punues për personat e pagjetur, Veljko Odaloviq, raporton REL në gjuhen serb.

Përgatitjet për gërmimet në varrezën masive në Rashkë të Serbisë, rifilluan ditën e hënë. Dyshohet se aty janë hedhur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Punët në këtë varrezë masive janë ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vazhdimi i gërmimeve ishte peng i implikimeve buxhetore për punët që duhet të kryhet, pasi pala serbe kërkoi afro 300 mijë euro, ku përfshihet edhe rrënimi dhe kompensimi i një ndërtese nën të cilën dyshohet se gjenden trupat e shqiptarëve./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button