Reporterët pa kufi: Fushata në Maqedoni vatër zjarri për fjalën e lirë

Reporterët pa kufij syçelë janë duke e ndjekur fushatën zgjedhore në Maqedoni dhe qasjen e medieve. Shqetësimi është evident se pikërisht në këtë periudhë do të mund të vjen deri tek ashpërsimi i problemeve ekzistuese.

Mediet në garën zgjedhore janë shtylla e cila krijon mendimin public. Ajo që lexohet në gazeta, që dëgjohet në radio dhe që transmetohet përmes televizioneve dhe internet-portaleve luan rol në përcaktimin e votuesve, se cilës parti dhe cilit kandidat do t’ia japin besimin.

Dega e Reporterëve pa kufij në Gjermani që nga fillimi i fushatës zgjedhore për presidentin e ardhshëm të vendit vëmendjen e fokuson në përmbajtjet të cilat publikohen në medie, me të cilat prezantohet partitë dhe ata që luftojnë për pushtet, por njëkohësisht edhe në argumentet m etë cilat marrin pjesë gazetarët.

“Shqetësimi ynë është se pikërisht gjatë fushatës zgjedhore edhe më fuqishëm do të manifestohen problemet rreth medieve, të cilat edhe ashtu janë të pranishme. Është e qartë se në garën zgjedhore ka shumë reklama. Të njëjtat janë edhe në medie, dhe ajo gjithsesi paraqet presion mbi gazetarët të mos raportojnë në mënyrë kritike, të ndjehen në njëfarë mënyrë të obliguar dhe të mos jenë të pavarur”, thotë për ‘Dojçe Vele’, Kristian Mir udhëheqës i degës së Reporterëve pa kufij në Gjermani.

Sipas tij, fushata zgjedhore do të jetë një vatër zjarri në të cilën problemet e lirisë së informimit do të mund të ndizen. “Kjo na brengos dhe nga kjo kemi frikë”, thotë mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button