Egjipt, 5000 të burgosurit nga regjimi vuajnë neglizhencën mjekësore

Më shumë se 5000 aktivistë anti – grusht shtetit vuajnë nga sëmundjet në burgjet egjiptiane, ka thënë një grup për të drejtat e njeriut, duke shtuar se dhjetë te burgosur kanë vdekur.

“Të burgosurit e sëmurë në burgjet e regjimit janë përballur me vdekje të ngadaltë për shkak të neglizhencës mjekësore,” ka thënë Observatori egjiptian për të Drejtat dhe Liritë në një deklaratë të hënën në Ditën Botërore të Shëndetësisë.

Grupi tha se dhjetë të burgosurit kundër grushtit shtetit kanë vdekur në burg që prej përmbysjes ushtarake të presidentit të zgjedhur, Muhamed Mursi, korrikun e kaluar.

Deklarata thotë se shumica e të burgosurve janë mbajtur në qeli të vogla “që nuk i kanë as standardet minimale shëndetësore”.

“Ata janë duke u keqtrajtuar, rrahur dhe torturuar, në atë mënyrë që ndikon në gjendjen e tyre shëndetësore”, ka thënë Observatori.

Deklarata përmendi të afërmit e disa të burgosurve të cilët fajësojnë autoritetet e burgut se u kishin mohuar trajtimin mjekësor të burgosurve të sëmurë.

“Spitalet e burgjeve nuk kanë njësi që trajtojnë sëmundjet kronike,” tha Observatori.

Sipas deklaratës, femrat e ndaluara, mbështetëse të presidentit të rrëzuar, nuk kanë kujdes mjekësor në burgun Shebin El – Qanater, në veri të Kajros./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button