FRI dënon ashpër përdorimin e fesë për qëllime elektorale

FRI, nëpërmjet një komunikate, dënon ashpër çdo tentativë për përdorimin e fesë dhe ndarjen e qytetarëve në bazë fetare nga disa kandidatë dhe subjekte. FRI  vlerëson se retorikat e tilla do të nxisin dhe rrisin urrejtje fetare në vend. Ndasia e tillë në një shoqëri dhe shtet multikulturorë siç është Maqedonia do të sjellë pasoja negative për ardhmërinë e vendit.

“Me rastin e fillimit të kampanjës parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare, Forumi Rinor Islam, apelon deri te të gjitha subjektet politike dhe faktorët relevant që kjo fushatë të rrjedhë dhe zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në komunikatën e FRI-së.

“Fillimisht, me këtë rast kërkojmë dhe urojmë që partitë politike dhe aktorët e tyre të dëshmojmë nivel të lartë qytetarie dhe fushata të jetë një ballafaqim mes koncepteve dhe ideve për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve e jo shkëmbim fyerjesh dhe lojëra të kota fjalësh”, thuhet në komunikatën e FRI-së.

“Pos tjerash, urojmë dhe kërkojmë që gjatë kësaj kampanje liderët politik dhe kandidatët në garë, theksin kryesorë ta vënë te rinia si shtresa më e goditur nga tranzicioni i vendit që po zgjat me dekada. Liderët politik dhe subjektet politike duhet të japin opsione që do të sigurojnë perspektivë dhe ardhmëri për të rinjtë tanë të cilët viteve të fundit gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi”, thuhet në komunikatën e FRI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button