PDSH akuzon Talat Xhaferin për korrupsion, Xhaferi: PDSH bën fushatë

PDSH-ja doli sot sërish me akuza ndaj Ministrit të mbrojtjes Talat Xhaferi. Nga partia e Thaçit, thonë se Xhaferi ka shpërdorur funksionin e tij zyrtar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për furnizim me lëndë djegëse të Ministrisë së Mbrojtjes nga Bucko Pertrol.

“Talat Xhaferi i cili trashëgoi Fatmir Besimin në postin e Ministrit të Mbrojtjes , jo vetëm që e  vazhdoi hajninë me Marrëveshjet në KATËR SY me Ismail Jahoskin e “Puçko Petrollit”, por e rriti edhe më shumë. “Puçko Petrol” me pronar Ismail Jahoski është Kryetar i Komunës së Pllasnicës nga radhët e BDI-së”, akuzoi sot Bekim Fazliu nga PDSH.

Ai tregoi një dokument ku pretendon se është kontrata e lidhur në mes Ministrisë së Mbrojtjes nënshkruar nga Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi dhe kompanisë “Puçko Petrol” pronë e Ismail Jahoskit, me të cilën “Puçko Petrol” obligohet ta furnizojë Ministrinë e Mbrojtjes me 1.200.000 (një milion e dyqind mijë) litra Mazut (naftë për ngrohje) kurse Ministria e Mbrojtjes t’i paguaj plot 56.000.000 denarë firmës “Puçko Petrol””,

“Sikur kjo shumë të mos mjaftonte Talat Xhaferi u përkujdes që kësaj kontrate jo ligjore ti shtoj edhe 553.435 litra vaj për djegie në vlerë totale prej 29.006.600 denarë”, shtoi më tej Fazliu.

Xhaferi: PDSH bën fushatë elektorale

I kontaktuar nga Portalb, ministri i mbrojtës dhe, Talat Xhaferi shkurt tha se nuk do të merret me komente rreth zhvillimeve që i bën PDSH për të fituar poena politik.

“Ata janë punë të PDSH që i bën tani në fushatë zgjedhore” tha për Portalb, Xhaferi. 

“Akuzat e bëra sot nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën, sepse të gjitha procedurat e prokurimit kryer nga institucionet nën drejtimin e BDI-së, janë në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në reagimin e BDI-së. 

“U bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve që të vijnë në institucionet tona dhe të verifikojnë dokumentacionin e plotë, për t’u bindur dhe vetë në punën e ligjshme të ministrave të BDI-së. Nuk duam të besojmë se, akuzat do të vijojnë të jenë e vetmja ofertë e PDSH-së për elektoratin, ndërkohë që BDI ka hartuar dhe propozuar gjithsej 1.081 projekte që plotësojnë të gjitha nevojat e qytetarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button