fbpx

Maqedoni, të ‘mbytur’ në llom, kush i ka fajet?

Banorët shpesh herë ankohen për ambientet e ndotura dhe mbeturinat nëpër rrugë, ata thonë se higjiena komunale duhet të shpeshton aktivitetin e saj të pastrimit, mirëpo kritikojnë edhe banorët e pakujdesshëm. Edukata dhe kultura luajnë rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e pastërtisë së ambientit ku jetojmë.

“Është e tmerrshme se si fëmijët sidomos ata të shkollave të mesme hedhin mbeturina në rrugë. Kjo tregon edukatën familjare që fatkeqësisht te ne në përgjithësi mungon shumë”, tha për Portalb.mk pedagogia Hava Tahiri.

Mbeturinat mbulojnë Çairin
Mbeturinat mbulojnë Çairin

Ajo u shpreh se prindërit duhet të punojnë më shumë me fëmijët sepse pasojat e mungesës së edukatës transferohen gjeneratë pas gjenerate dhe kështu fitojmë breza të paedukuar.

“Mirësjellja është kulturë dhe edukatë, mirëpo edhe mbrojtja e ambientit është edukatë, e cila mësohet. Gjestet që i bën i madhi, i bën edhe i vogli. Kur një fëmijë sheh ndonjë person të rritur si nuk kujdeset për pastërtinë, që ndot ambientin ku jeton, ai do të veprojë njejtë. Nese fëmiu sheh prindin duke hedh mbeturina ne rrugë, atë do të bëj edhe ai”, shtoi Tahiri.

LEXO:Pa pastërtia në Komunën e Çairit, ka alarmuar edhe Komisionin Evropian, ja përgjigjja e tyre

Qytetarët janë të vedijshëm se mbrojtja dhe ruajtja e ambientit do të ndikonte mjaft në jetën e tyre.

Mbeturinat mbulojnë Çairin
Mbeturinat mbulojnë Çairin

“Ne shpesh herë akuzojmë institucionet përkatëse edhe atë ndonjëherë me vend, mirëpo higjiena komunale i ka ditët e caktuara se kur të vjen të mbledh mbeturinat, por qeskat në rrugë, lloj lloj mbeturine e gjëra në rrugë që i gjuajnë vetë qytetarët, nuk duhet të drejtojnë për këtë gishtin tek institucionet”, tha për Portalb.mk Urim Shabani, banor.

LEXO: Mbeturinat mbulojnë Çarshinë e Vjetër e Shkupit

“Në vendet perëndimore e keni parë se çfarë pastërtie mbizotëron? Mirëpo me siguri keni parë edhe qytetarë që nëse nuk ka shportë të mbeturinave në afërsi, fusin ato ne ndonjë qeskë apo edhe në xhep, deri sa të gjejnë shportë për ti hedhur, te ne mungon kjo, mungon kultura. Te ne edhe po e pate shportën para fytyrës, sërish vendosin që mbeturinat t’i hedhin në tokë”, tha Maja Veliçkovska.

mbeturina

Ndërkaq nga Higjiena Komunale thonë që ditët e pastrimit janë të caktuara dhe apelojnë që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, sepse ndotja e ambientit dënohet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button