Ja sa para kanë harxhuar kandidatët presidencial deri më tani

Rreth 230 mijë euro janë mbledhur nga donacione deri në ditën e dhjetë të kampanjës zgjedhore presidenciale të kandidatit Gjorgje Ivanov, tregon raporti i dorëzuar në Komisionin për parandalimin e korrupsionit. Kryetar komunash, ministra, studio kozmetike dhe kompani, kanë ndarë mjete nga 5000 deri në 140 000 denarë për kampanjën e kandidatit të VMRO-DPMNE-së.

Edhe pse sipas donacioneve janë grumbulluar diku 230.000 euro, fushata e Gjorgje Ivanov deri më tani ka kushtuar gjysmë milion euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume janë harxhuar për reklama dhe propagandë. Për kanidatin e LSDM-së, Stevo Pendarovski, deri më tani janë harxhuar 92 mijë euro, ndërsa për kanidatin e GROM-it, Zoran Popovski 500 denarë, ndërsa sipas raportit të dorëzuar në Komisionin për parandalimin e korrupsionit, kanidati i PDSH-së, Iljaz Halimi, nuk ka harxhuar asnjë denarë.

Nëse gjatë zgjedhjeve lokale, donacionet për VMRO-DPMNE, ishin 60 000 denarë për donator, tash situata është më ndryshe. Në këtë rast, kryetarët e komunave dhe ministrat kanë kursyer më shumë.

Minsitri i mëparshëm për drejtësi Mihajllo Manevski, ka ndarë 10 000 denarë për kampanjën e Ivanovit. Nga ministrat aktual deri në ditën e dhjetë të kampanjës, ka donuar ministrja për kulturë Elizabeta Kancevska Milevska një shumë prej 30 000 denarë. Mile Janakievski, 34 000 mijë denarë dhe Dime Spasov, ministër për punë dhe politik sociale, 30 000 denarë. Zëvendës ministri i mbrojtjes Emil Dimitriev, ka donuar 28 500 denarë, Esma Rexhepova, këshillltare e VMRO-së në qytetin e Shkupit, ka donuar 10 000 denarë.

Nga kryetarët aktual të komunave si donator për fushatën e Ivanovit janë:

Nikolla Bakraceski, Ohër – 30. 000 denarë

Petre Llatinovski, Butell – 25. 000 denarë

Sllavco Cadiev, Veles – 32. 000 denarë

Aleksandar Panov, Kavadar – 28. 000 denarë

Biljana Beliçanec, Kisella Vod – 30. 000 denarë

Vlladimir Taleski, Manastir – 33. 500 denarë

Më shumë para për fushatën e Ivanovit kanë dhënë dy firma, “Manija pet” me 12. 000 denarë dhe “Emi Niko”,  me 14. 000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button