Nesër votojnë anëtarët e këshillit zgjedhor

Nesër, në vendvotimin 5050 do të votojnë 294 anëtarë të këshillit zgjedhor për zbatimin e votimit për zgjedhjet presidenciale në përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe zyrat konsullorë të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.

Këtë vit për herë të parë në zgjedhjet presidenciale do të votojnë shtetas të Maqedonisë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit.

Për votimin e diasporës që do të mbahet të shtunën një ditë para zgjedhjeve janë paraqitur 8.332 shtetas të Maqedonisë.

Votime do të ketë në gjithsej 34 vendvotime në diasporë prej gjithsej 47. Nuk do të votohet në 13 vendvotime sepse atje nuk janë paraqitur numër I mjaftueshëm I votuesve.

Zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni do të mbahen të dielën më 13 prill derisa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 27 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button