Tërmet në Itali dhe Francë

Një tërmet i fortë ka tronditur veri-perëndimin e Italisë mbrëmjen e të hënës, duke shkaktuar frike e panik tek mijëra qytetare por që fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë të lënduar përveç dëmeve materiale.

Tërmeti me magnitude 5 ballë të shkallës Rihter, zgjati për disa sekonda por sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra e tij ishte Franca ndonëse dridhjet u ndjenë edhe në kufirin me Italinë ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Montekarlo.

Dëmet më të shumta materiale janë shënuar në Torino dhe në provincën e Piemonte, sidomos në katet e para të pallateve.

Në Nise, qindra qytetarë braktisën shtëpitë për shkak të frikës se mos tërmeti do të pasohej nga një tjetër më i fortë. Frika dhe paniku reflektohet edhe nëpërmjet rrjetit social me mijëra postime por edhe nga telefonatat për karabinierët e zjarrëfikësit./ Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button