Nesër pa ujë disa pjesë të Çairit, do të ndërrohet mbyllësi i rrjetit të ujësjellësit

Pa ujë nesër prej orës 9:00 deri në përfundim të intervenimit do të jenë shfrytëzuesit nga rruga Xhon Kenedi, ndërtesat me numrat 27, 25, 11, 9, 9A dhe 9B, ndërsa me presion të ulët të ujit do të jenë rrugët “Samoillova”, “Joakim Kërçoski” dhe rrugët 376, 383, 365 dhe 377 në komunën e Çairit.

QRMK kumtoi se ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të ndryshimit të mbyllësit në rrjetin e ujësjellësit me diametër 200 mm në rrugën Xhon Kenedi nr.27.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button