Një delegacion i APKE-së do ti ndjek zgjedhjet në Maqedoni

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) i përbërë prej 13 anëtarëve dhe i udhëhequr nga deputeti austriak Stefan Shenash do t’i ndjekë zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Delegacioni do të qëndrojë në Maqedoni prej 10 deri 14 prill dhe do të punojë së bashku me vëzhguesit nga Byroja për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut të OSBE-së.

Siç u kumtua nga Strasburgu, delegacioni i APKE-së do të realizojë takime me kandidatët për president të Maqedonisë, me kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ministrin e Punëve të Brendshme, udhëheqësit  e partive kryesore politike, me të cilët do të bisedohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 27 prill, si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe mediat, para se ta ndjek raundin e parë nga zgjedhjet presidenciale.

Delegacioni i APKE-së është i shoqëruar edhe nga Oven Masters, anëtar i Komisionit i Venecies – grup i pavarur i ekspertëve ligjor të Këshillit të Evropës, i cili duhet të japë këshill ligjor gjatë kësaj vizite. Paraprakisht një delegacion i APKE-së ishte në mision parazgjedhor në Maqedoni më 11 dhe 12 mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button