fbpx

Samsung zyrtarizon modelin e ri Galaxy Ace Style

Modeli i ri i telefonit të Samsung, Samsung Galaxy Ace Style, i cili para pak ditësh ishte publikuar në mediat gjermane, tani është zyrtarizuar nga prodhuesi korean.

Telefoni i segmentit mesatar – Samsung Galaxy Ace Style sjell 1.2GHz dual-core CPU, 512MB RAM, ekranin me diagonalen prej 4-inç në WVGA, si dhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel.

Ndërsa, sa i përket mbështetjes nga sistemi operativ, Samsung Galaxy Ace Style bazohet në Android 4.4 KitKat, dhe ndërfaqen e re të Samsung të njohur si “TouchWiz Essence.”

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Ace Style përfshijnë edhe 4GB memorie të brendshme, baterinë me 1,500mAh si dhe kamerën e përparme VGA.

Edhe pse nuk është dhënë asnjë çmim i këtij modeli, thuhet se kostoja e telefonit do të sillet prej 200 deri në 300 euro. / Telegrafi /

Lajme të ngjashme

Back to top button