Bardhyl Mahmuti: Votat për Thaçin dhe Iljazin janë vota për UBD e Mijallkovin

Bashkimi Demokratik Shqiptar, ka reaguar ndaj kandidimit të Iljaz Halimit për kryetar shteti. 

“Të gjithë shqiptarëve u kujtohet se, në muajin shkurt të vitit 2010, Iljaz Halimi deklaroi publikisht në emisionin” Rruga Drejtë”, të TV ALSAT M, se nuk i intereson politika e humbjes së gjurmëve ilire-shqiptare dhe se shteti i Maqedonisë mund të ndërtojë sa të dojë Kisha ortodokse maqedonase mbi themelet shqiptare”, tha Bardhyl Mahmuti. 

“Ky qëndrim, që u shpërnda nga goja e Iljaz Halimit, ishte qëndrim i përpiluar në Zyrën e Shefit të Sigurisë Shtetërore të Maqedonisë, Sasha Mijallkovit. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, zgjodhi këtë argat të shërbimeve antishqiptare që të bëhet zëdhënës në gjuhën shqipe i politikës antishqiptare, të gatuara në qarqet neorankoviqiane të Shkupit. Katër vite më vonë, në zgjedhjet e parakohshme të shtetit të pakohshëm të Maqedonisë, qarqet antishqiptare të Shërbimit Sekret Shtetëror vunë në lëvizje strukturat e tyre për të krijuar përshtypjen se garat presidenciale janë shumetnike. Me urdhër të Sasha Mijallkovit, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, nominoi për kandidat, Iljaz Halimin”, tha Bardhyl Mahmuti.

“Për të manipuluar me ndjenjat fetare të shqiptarëve të Maqedonisë, Menduh Thaçi, Iljaz Halimi dhe të gjithë ata që marrin avdes në legenin e Sasha Mihajllkovit janë lëshuar duke u betuar n”All’llah! Populli shqiptar e njeh fare mirë këtë formë të manipulimit dhe nuk do të bjerrë në grackë. Të gjithë shqiptarët e Maqedonisë e dinë fare mirë se votat për Menduh Thaçin, Iljaz Halimin dhe kompaninë e tyre janë vota për Sasha Mihajllkovin”, thuhet mes tjerash në reagimin e Bardhyl Mahmutit.

Lajme të ngjashme

Back to top button