Pamje nga Shqipëria: Ku po shkon Maqedonia?

Sado që të jetë i ngarkuar opinioni i Shqipërisë me çështjet e tyre politike për momentin, vëmendja në javët e fundit kryesisht është kah Maqedonia, ku kriza politike eskaloi dhe në tavolinë janë çështjet të cilat u interesojnë shqiptarëve, njofton Portalb.mk.

Është pritur që, burrështetasit, politikanët, analistët dhe gazetarët, intensivisht t’i komentojë ndodhitë pasi presidenti Ivanov refuzoi që t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit, ndërkaq në vend filluan protesta kundër gjuhës shqipe. Qytetarët shqiptarë të Shqipërisë, nëpër rrjetet sociale më shumë komentojnë për gjendjen politike të vendit të tyre, e cila filloi të merr formë sikur kjo e Maqedonisë, me bojkot të opozitës, por nuk harrojnë “të shikojnë” edhe nga Maqedonia, shkruan “Meta”.

Shumica janë të habitur dhe u duket absurde të protestojnë kundër gjuhës. Mendimi i tyre ka reflektuar mirë nga komenti i gazetarit të njohur shqiptar, Mentor Kikia, i cili thotë se “të urdhërosh gjysmën e popullatës që të protestojë kundër shfrytëzimit të gjuhës së gjysmës së dytë, i ngjanë më tepër ndonjë vendit të humbur në Afrikë, ku shoqëria ende organizohet sipas fiseve, dhe jo sipas institucioneve”.

Kolumnisti, Mentor Nazarko, thotë se “oligarkia sllavomaqedonase sipas të gjitha gjasave është më tepër në panik nga humbja e pushtetit  se sa nga gjuha shqipe”.

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe historiani, Paskal Milo, thotë se pajtohet me Nazarkon, duke shtuar se nëse qarqet rreth VMRO-DPMNE-së nuk angazhohen për situatën, por nga frika që të mos e humbin pushtetin nxisin njerëz  për të shkuar në protesta me urrejtje ndëretnike. Sipas Milos, Maqedonia ka gjasa që të hyjë në një situatë më serioze, e cila mund ta çojë në pasoja të paparashikueshme për ardhmërinë e saj.

“Nëse këto qarqe të udhëhequra nga VMRO-DPMNE nuk vijnë në vete, por vazhdojnë që t’i frikësojnë njerëzit nëpërmjet urrejtjes ndaj shqiptarëve, për shkak të frikës së humbjes së pushtetit, atëherë ka gjasa që Maqedonia të pësojë edhe situata shumë më serioze, që mund të sjellin edhe deri në konflikt me pasoja të paparashikuara për ardhmërinë e sa”, porositi Milo, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

Ai thotë se situata i përkujton në vitin 2001, kur Tirana zyrtare u akuzua se shkakton tensioni.

Në lidhje me sulmet ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nga funksionarët maqedonas, funksionari i BDI-së, Artan Grubi, në një debat në “Top Shou Magazin” ka sqaruar se Platforma Shqiptare është përgatitur në Skup, por për shkak të mohimit të Lëvizjes BESA, “Tirana ka intervenuar për t’i mbledhur partitë”, duke i hedhur akuzat se Platforma Shqiptare është “Platformë Tiranase”.

Arbana Xharra, gazetare nga Prishtina, duke e komentuar hapin e Lëvizjes BESA “nuk është e habitur”, pasi që sipas saj “Lëvizja BESA është e sponsoruar drejtpërdrejt nga Erdogani”.

Teoricienti politik, Afrim Krasniqi thotë se “27 vjet Shqipëria i ka dhënë më shumë Maqedonisë se sa ka përfituar nga ajo”. Krasniqi theksoi se thelbi i intervenimit të Tiranës është që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, ndërkaq Shkupi zyrtar reagon me arrogancë, duke i sulmuar shtetet fqinje nëpërmjet protestave kundër popullit tjetër, duke u përpjekur që të krijojë regjim me diskriminim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button