Ivo Sanader del jashta kontrollit, gjykatësja e largon nga seanca

Në vazhdimin e  procesit gjyqësorë kundër ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, për aferën për korrupsion, në gjykatën e rrethit të Zagrebit, ka folur shefi i sigurimit të Sanaderit,  Davor Blazhevic Tigar.

Gjatë procesit gjyqësorë, Ivo Sanader është nervozuar duke dalë nga kontrolli dhe është konfrontuar me gjyqtaren Jasnom Smiljanic, e cila ja ka marrë fjalën dhe i ka ndaluar që të flasë më tej.

Megjithatë Sanader, nuk e ka dëgjuar gjyqtaren dhe pas disa vërejtjeve të marra, gjyqtarja e ka larguar nga salla e gjyqit ish-kryeministrin Sanader.

Pas një pauze, gjyqtarja e ka kthyer Sanaderin në seancën gjyqësore dhe i ka tërhequr vërejtjen se do at largojë nga gjykata deri në përfundimin e procesit gjyqësorë nëse përsëri hy në debat.

Lajme të ngjashme

Back to top button