fbpx

Shkurtaj: Nëse shqiptarët në Maqedoni nuk i fitojnë të drejtat, Ballkani mund të përfshihet në kaos

Gjuhëtari shqiptar Gjovalin Shkurtaj shtron dilemën nëse urrejtja etnike dhe racore në Maqedoni mund të përhapet në tërë rajonin në një analizë të tij në analizë për ”FoxNews.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në Maqedoni vërtetojnë të vërtetën ogurzezë që në Ballkan urrejtja është mjaft e thellë, ndërkaq thekson se vendi është afër destabilizimit për shkak të legjitimitetit të shqiptarëve për çështjen e gjuhës shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare në vend, shkruajnë mediat shqiptare.

Shkurtaj pyet nëse vërtet gjuha shqipe rrezikon Maqedoninë, apo kryetari Ivanov është duke fshehur diçka, duke shtuar se Gruevski nuk arriti të bëjë qeveri, ndërkaq Zaevi arriti të ket 67 nënshkrimet e nevojshme për të formuar qeveri.

Sipas gjuhëtarit Shkurtaj, një qeveri e Zaevit mund të rihapë hetimet për përgjimet e paligjshme dhe skandalet korruptive të Gruevskit, hap që mund t’i jep fund Gruevskit, prandaj Shkurtaj konsideron se Ivanovi tenton që ta shpëtojë Gruevskin përmes nxitjes së përplasjeve etnike.

Shkurtaj konsideron se për BE-në dhe SHBA-të Maqedonia është një eksperiment ku tentohet të detyrohet një bashkëjetesë ndërmjet grupeve etnike, shqiptarëve dhe maqedonasve, duke menduar që me pranimin e vendit në BE dhe nATO do ta dekurajojnë vendin që të ndjek lidhjet e vjetra me Rusinë.

Në fund të analizës së tij, Gjovalin Shkurtaj, konsideron se mosdhënia e të drejtave për shqiptarët në Maqedoni, vendin mund ta hedhë në kaos, ndoshta edhe në luftë, përfshirë tërë rajonin e Ballkanit, prandaj thekson se është jetike që BE-ja dhe SHBA-të të reagojnë që të mos lejohet edhe një gjakderdhje në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button