Ejupi në listën e Angellovskit

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angellovski e ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjen kualifikuese për KB 2018 që do të luajë kundër Lihteshtajnit si dhe ndeshjen kontrolluese ndaj Bjellorusisë.

Në listën e Angellovskit ka munguar emri i mbrojtësit shqiptar të Rijekës, Leonard Zhuta, ndërsa sipas të gjitha gjasave atë do ta zëvendësojë Egzon Bejtullai i Shkëndijës. Pas formës së mrekullueshme në kampionatin kroat me Osijekun, ftesë ka marrë Muzafer Ejupi i cili është golashënuesi më i mirë i kampionatit, ndërsa gjithashtu është ftuar edhe David Babunski i Jokahomës.

Mes tjerash në listën e Angellovskit të ftuar janë edhe dyshja sulmuese e Shkëndijës, Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani.

Në ndeshjen ndaj Lihetshtajnit Igor Angellovski do të jetë me dy ndihmësit e tij të ri, Visar Ganiu, ish-trajneri i Shkupit, që zëvendëson Argjend Beqirin dhe Millan Ilievski. Ndeshja Lihteshtajni – Maqedonia do të zhvillohet me 24 mars në qytetin Vaduz. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button