Halili: As BDI nuk e kuptoi se çfarë është presidenti konsenzual

Në vigjilje të votimit për president të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se rrjedha e deritashme e fushatës parazgjedhore ka qenë shënuar me plasimin e tezave inekzistente politike dhe propagandë  për abstenim nga votimi nga ana e partisë qeveritare BDI, janë organizuar mitingje të panevojshme shumë të shtrenjta parazgjedhore të paguara nga xhepi i taksapaguesve shqiptarë me qëllim të ndërtohet dhe forcohet kulti i personalitetit të liderit të BDI-së.

PPD konsideron se të gjitha këto para të popullit të harxhuara pa nevojë me qëllim të sqarimit të një sintagme të paqenë politike siç ishte ajo e presidentit konsensual, mundet ti shmangë po që se anëtarëve dhe simpatizantëve të saj u rekomandonte ta lexojnë ndonjë enciklopedi politike ose së paku Kushtetutën e Maqedonisë, atje ku është saktësuar roli dhe detyrat e institucionit president.

PPD gjithashtu konsideron se organizimi i karvanëve politike të anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI me qindra autobusë nga të gjitha trojet shqiptare të Maqedonisë deri te salla Boris Trajkovski në Shkup, me qëllim të dëgjohet lideri i tyre se si i mban “filipiket” dhe merr pozime politike duke u përpjekur të sqarojë një sintagmë politike e cila nuk ekziston në enciklopedinë politike dhe brendinë e së cilës edhe vetë ai nuk e di, është vetëm humbje e parave, kohës dhe energjisë njerëzore.

“Në drejtim të një gjykimi të tillë PPD është e qëndrimit se BDI nuk është e denjë të luaj me mendimet dhe qëndrimet politike të shqiptarëve në Maqedoni, sepse ata kanë një edukatë të lartë politike të nivelit evropian dhe se BDI me vite të tëra me ta nuk mund të manipulojë”, tha Muhamet Halili.

Shumë mitingje iu deshën BDI tu sqarojë shqiptarëve çfarë është i ashtuquajturi president konsensual dhe më në fund edhe vetë nuk e kuptuan këtë: a ishte ai maqedonas i djathtë apo i majtë, ose shqiptar i qendrës, a duhej të ishte demokristian apo socijaldemokrat apo mysliman, a ishte i ulët apo i lartë. U mungonte portreti robotik i tij”, tha Muhamet Halili.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button