LD kërkon që çështjet me interes kombëtar të zgjidhen me referendum

Lidhja Demokrate e Maqedonisë në një deklaratë  propozon se në interes të stabilitetit dhe paqes së brendshme është i domosdoshëm formimi i Qeverisë reformuese nga partitë të cilat kanë shumicë parlamentare , njofton Portalb.mk.

“Lidhja Demokrate konsideron se në interes të stabilitetit dhe paqes së brendshme është i domosdoshëm formimi i Qeverisë reformuese nga partitë të cilat kanë shumicë parlamentare. Shtetin e karakterizojnë katër elemente thelbësore: KOMBI, GJUHA, TERITORI dhe SUNDIMI SOVRAN NË TERRITOR. Këto elemente kyçe me asgjë nuk janë kërcënuar as nga brenda as që ekziston ndonjë kërcenim nga jashtë. Simbolet e shtetit janë: flamuri, stema dhe himni. Për ndryshimin e këtyre simboleve nevojitet pajtueshmëri nga më së paku 81 deputet ose mbi 50%  qytetarë të cilët do të shpallin referendum për ndryshime”, thonë nga LD.

Lidhja Demokrate propozon se në vend të Kuvendit, për të gjitha çështjet e interesit kombëtar dhe shtetëror, në referendum të vendosin qytetarët, duke përfshirë edhe ndryshimet në lidhje me simbolet e shtetit.

“Në këtë mënyrë fushata manipuluese partiake-mediale do të bie edhe te qytetarët që do të vendosin se vetëm me ndryshim paqësor të qeverisë do të sigurohet sundim i së drejtës, si bazë e të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive të gjeneratave. Lidhja Demokrate vlerëson se nuk është kërcënuar karakteri unitaritar i shtetit, nuk ka konspiracion për ndarje dhe shkatërrim të shtetit, as edhe ide ose përkrahje për ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, shkruhet në deklaratën e Lidhjes Demokrate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button