fbpx

Wolfsburgu lëshohet pas Kasamit

Skuadra e Wolfsburgut ka shprehur interesim për futbollistin shqiptar nga Struga Pajtim Kasami, i cili është anëtar i reprezentacionit të Zvicrës. Ky i fundit pritet të largohet nga Fulham gjatë verës.

Pajtim Kasami piritet të largohet nga Fulham gjatë afatit kalimtar të verës. Destiancioni i radhës i mesfushorit shqiptar ka gjasa të jetë Bundesliga. Sipas mediave italiane, interesim për shërbimet e reprezentuesit zviceran ka shfaqur skuadra e Wolfsburgut.

Kasami, i cili këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje dhe ka realizuar tre gola në Premierligë, ka zgjuar edhe interesimin e Aston Villas dhe Juventusit.

Ish mesfushori i Luzernit, Bellinzonas, Liverpoolit, Lazios dhe Palermos thuhet se kushton 3.5 miliorn euro. Kontrata e Kasamit me Fulhamin skadon në verën e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button