Menduh Thaçi fyen rëndë vëllain e Arbër Xhaferit (VIDEO)

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubim në lagjen Teteks 2 në Tetovë ku të pranishëm ishin kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kandidati për president Iljaz Halimi, kandidatët për deputet Ernad Fejzullau si dhe Merale Ferati, transmeton Portalb.

Menduh Thaçi, para të pranishmëve, pas akuzave të bëra ndaj Ziadin Selës të cilin e vlerëson si tradhtarë, nuk e ka kursyer edhe vëllain e Arbër Xhaferit, ndaj të cilit ka bërë fyerje të rënda.

“Vëllau i Arbër Xhaferit më shkruan nëpër Facebook se unë bëj marketing politik kur shkoj te varri i Arbër Xhaferit dhe e vë dorën, t’i sqarojmë gjërat. Ai varr është i ngritur nga unë dhe nga PDSH – ja, Arbër Xhaferi është sjell këtu nga unë dhe PDSH – ja, Arbër Xhaferi s’ka pas ku të flenë, se s’ka pas vëlla, ka flejt aty ku e ka mbajt PDSH – ja. Ndërsa, vëllai i Arbër Xhaferit është mynafik, fitxhi dhe i lëpihet Atilës të merr ndonjë post ma të fort në spitalin e Tetovës.  Edhe Taip Erdoganit në mes të betejës i doli Fejtullah Guleni tradhtarë, në moment kur hyni në front i doli kundërshtari, ishalla ma mundëson Zoti t’u dalë në ballkon pas 27 prillit, edhe ai frizura, edhe ai që i lëpihet Atilës ku do shkoni pas 27 prillit”, – ka theksuar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button