Osmani: Ta mposhtim tandemin BDI-PDSH

Rilindja Demokratike Kombëtare hapi Shtabin zgjedhor në fshatin Debresh të Gostivarit. Nga ky fshat për deputetë garojnë Enver Osmani në njësinë numër 7 dhe Sedat Zulbeari në njësinë numër 6. 

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani porositi se rilindasit e partisë do t’i godasin direkt në zemër deputetet e krimit politike në Parlamentin e Shkupit në mandatin e radhës që të kthejnë shpresën e humbur të shqiptarëve dhe të ndërpresin shpërbërjen e indit shqiptarë në Maqedoni. 

‘’Është koha që RDK të merr timonin nga mashtruesit dhe keqpërdoruesit e votës shqiptare, të dy konkurrentëve të partive tjera shqiptare që nuk janë asgjë tjetër përveç një instrument- satelit të VMRO-DPMNE-së njeri i Sasho Mijalkovit dhe tjetri i Nikolla Gruevskit. 

Duke votuar RDK-në ju të nderuar shqiptar votoni për sakrificën, dijen, nderin, për perspektivën tuaj ekonomike dhe për perspektivën e rinisë shqiptare. Keni rastin që në Gostivarin e flamurit shqiptarë të mposhtim koalicionin e krimit zgjedhor të treshes Ahmeti-Thaçi-Mijallkov që vitin 2013 e vodhën fitoren në komunën e Gostivarit’’ theksoi mes tjerash Rufi Osmani, kryetar i RDK-së. 

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Izet Zeqiri i cili nëpërmes numrave argumentoi dështimet e kësaj qeverie në plan ekonomik dhe politik. “Gjatë gjithë kohës kam publikuar numra dhe fakte për të gjitha keqpërdorimet e kësaj qeverie, nuk është e pranueshme që 12 vite në qeveri dhe ende tentojnë të mashtrojnë popullin shqiptar. 

Ju rikujtoj se flamuri kombëtar shqiptar nuk përdoret në shumë vendbanime ku jetojnë shqiptar, gjuha shqipe assesi të bëhet zyrtare sepse nuk janë përgatitur BDI për të ndryshuar gjendjen. Ne kemi grupin më të mirë më të përgatitur për të udhëhequr shqiptarët në Maqedoni. 

Sepse puna ime në Parlament e vërtetoi se për të arritur sukses duhet 99% inteligjencës dhe 1 % djers, dhe në radhët tona i gjeni kandidatët dhe njerëzit që dinë ta shfrytëzojnë inteligjencën në shërbim të interesave të popullit”, theksoi Izet Zeqiri. 

Ndryshe, kandidati për deputet Sedat Zulbeari në fjalimin e tij potencoi se partitë shqiptare më të mëdha vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën për dështimet dhe tash është koha që këta politikan t’i zëvendësojmë me njerëz të cilëve nuk u mungon dija, vizioni, kompetenca, gatishmëria për të sakrifikuar dhe të gjithë këto vlera janë sinonim i RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button