Kosovë, Ministria u jep pensione edhe qytetarëve të vdekur

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) nuk e di saktë nëse të gjithë shfrytëzuesit e pensionit nga Skema e Pensionit për Persona me aftësi të kufizuara janë gjallë. Persona nga kjo kategori pensionistësh edhe nëse vdesin ka mundësi që të jenë përfitues të pensioneve. 

Mos verifikimi i kësaj kategorie nga ana e Ministrisë mund të zgjasë me vite, raporton. “Koha Ditore”, bënë të ditur “Koha.net”, posedon historikun e pagesës se dy qytetarëve të cilët kanë vdekur në vitin 2009. 

Në këto dokumente shihet se këta dy qytetarë edhe 5 vite pas vdekjes kanë marrë pensione. Sabrije Gashi-Beka, nga Prishtina, ka vdekur në qershor të vitit 2009, ndërsa deri në muajin shkurt të këtij viti familjarët e Sabrijes kanë marrë çdo muaj pensionin e saj. Shuma totale që kjo familje ka përfituar gjatë këtyre viteve është 5.340 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button