Maqedonia ka gjasë reale për arritje të rezultatit më të mirë ndonjëherë në Evrovizion, ja pse (VIDEO)

Maqedonia me këngën “Dance Alone” të Jana Burçeska ka gjasë reale të arrijë rezultatin më të mirë ndonjëherë në Evrovizion, njofton Portalb.mk.

Maqedonia deri më sot asnjëherë nuk është gjendur në mesin e Top 10 këngëve të Evrovizionit, kurse me “Dance Alone” të Jana Burçeska ajo ka mundësi të arrijë rezultatin më të mirë deri më sot, vlerëson autori i tekstit për “20 minuta”.

“Për artisten Jana Burçeska, thuhet se ka qenë e pesta në rangim në formatin muzikor “Ylli i ri” të 2011. Kënga e saj “Dance Alone” e kompozuar nga një ekip ndërkombëtar është përzgjedhur ndër 200 preferencat për të përfaqësuar Maqedoninë për Evrovizion”, thotë autori i këngës.

Kënga është ndër këngët më bashkëkohore. Nëse skenografia dhe vokali ecin mbarë në paraqitjen e drejtpërdrejtë, atëherë ka gjasa të mëdha që Maqedonia te gjendet ndër Top 10 këngët e natës finale.

Maqedonia prej pjesëmarrjes së parë në Evrovizion të 1998-tës, që në numër janë 16, deri më sot asnjëherë nuk ka arritur vend më të lartë se dymbëdhjeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button