Plagoset avokati Azem Vllasi

Jeta e Azem Vllasit i cili është plagosur sot në mëngjes para shtëpisë së tij në rrugën “Hajdar Dushi” në kryeqytet, nuk është në rrezik për jetë, kështu njoftoi avokati i tij dhe burimet e Emergjencës në QKUK, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Përndryshe, avokati Azem Vllasi është sulmuar me armë zjarri në mëngjesin e ditës së sotme.

Raportohet se Vllasi, aktualisht avokat e ish – zyrtar në nomenklaturën e periudhën e ish- Jugosllavisë u plagos në rrugën”Hajdar Dushi” të kryeqytetit.

Ai menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim.

Ende nuk ka hollësi rreth këtij rasti.

Polica vetëm ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në rrugën “Hajdar Dushi”.

Flora Ahmet, zëdhënëse e policisë rajonale të Prishtinës, duke folur për Koha.net ka thënë se “rreth orës 8 Policia ka marrë informatë për të shtëna në rrugën ‘Hajdar Dushi’.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se është plagosur një person, i përkatësisë shqiptare dhe i njëjti është dërguar për trajtim në QKUK.

Informatat më të hollësishme priten më vonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button