Robot nënujor do ta fillojë kërkimin e kutive të zeza të aeroplanit

Roboti nënujor “Blufin-21” për disa ditë do të dërgohet në thellësitë e Oqeanit Indian, në zonën ku janë regjistruar sinjale zanore, të ngjashme me ato që i emetojnë kutitë e zeza të aeroplanit të zhdukur malajzian, kumtuan autoritetet australiane.

Duhet të vazhdojmë me ndjekjen e sinjaleve, pasi që kemi nevojë për informacione shtesë që ta përcaktojmë zonën e kërkimit”, deklaroi koordinatorja e kërkimit të aeroplanit, Agnes Hjuston.

Paraprakisht u kumtua se mininëdetësja “Bulfin-21” sot do të dërgohet në thellësitë e oqeanit, për të përcaktuar nëse sinjalet zanore të regjistruara nga ana e anijes australiane janë të kutive të zeza të aeroplanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button