Ronaldo mungon ndaj Dortmundit?

Carlo Ancelotti, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Cristinao Ronaldos, për ndeshjen e kthimit ndaj Borussia Dortmundit, që do të zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Cristiano është stërvitur mirë dhe me intensitet megjithatë nuk do të marr asnjë rrezik të tepërt. Nëse do të jetë 100 për qind i rikuperuar do të luajë në të kundërt jo”, ka deklaruar Ancelotti.

“Sipas meje Ronaldo duhet të luajë gjithmonë, por problemi është që kur ai nuk ndihet mirë nuk duhet të zbresë në fushë. Ai është një profesionist i vërtetë që e njeh shumë mirë veten dhe kur nuk është mirë e thotë pa asnjë problem. Kështu ndodhi dhe me Real Sociedad”, theksoi italiani.

Lajme të ngjashme

Back to top button