Zendeli do të kthehet ndaj Sileksit

Portiri i FC Shkupi, Suat Zendeli ka kryer ekzaminimet mjekësorë dhe është mësuar se nuk ka ndonjë lëndim serioz, por së paku do të duhet të pushojë gjatë kësaj jave, e që nga e hëna që vjen te fillojë me stërvitje të rregullta.

“Normalisht se e kisha brengë deri sa bëra dhe kontrollimin mjekësorë, për të mësuar se vallë për çfarë lëndimi bëhet fjale, por falë Zotit gjithçka doli të jetë mirë dhe nuk do mbetem shumë jashtë skuadrës. Shpresoj që tani me terapinë që jam duke bërë do kaloj mirë, ndërsa sipas asaj që më kanë thënë mjekët, unë nga e hëna që vjen do të jem i gatshëm të fillojë stërvitjet e rregullta me pjesën tjetër të skuadrës”, ka thënë kapiteni i skuadrës, Zendeli.

Të përkujtojmë se Suat Zendeli u lëndua gjatë ndeshjes që FC Shkupi luajti të shtunën kundër Vrapçishtes, ku pësoi disfatë 1:0, ndërsa pikërisht në momentin kur edhe u lëndua, ekipi kishte pësuar dhe golin. Sipas orarit që ka skuadra e Shkupit, në portë në ndeshjet me Novacin në Çair dhe me Maxharin jashtë fushe, në portë do të qëndrojë portieri i ri dhe i talentuar Krenar Ramadani, ndërsa Suat Zendeli pritet që të kthehet në duelin kur Shkupi e luan derbin kundër Sileksit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button