Pendarovski: Ivanovi çirak, Gruevski është pronari

Kandidati presidenciale Stevo Pendarovski ka vazhduar me takimet e qytetarëve nëpër vendbanimet e Shkupit. 

Ai gjatë takimeve tha se vetëm me solidaritet të gjithë së bashku mund ta ndryshojmë fotografinë për Republikën e Maqedonisë.

“Presidenti duhet të jetë roje e paqes. Kjo është një nga shtyllat mbi të cilat unë do të udhëhiqem”, shtoi ai. 

“Ivanovi është çirak ndërsa pronari është Gruevski. Ai është kreator i politikave të këqija ai është kreator i trendeve të këqija. Ky është moment i duhur për ndryshim”, deklaroi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button