Policia zbuloi detaje për aksionin e mbrëmshëm anti-drogë (VIDEO)

Katër persona janë arrestuar, tre u është shqiptuar paraburgim pre 30 ditëve ndërsa 5 të tjerë janë në arrati lidhur me rastin ku policia ka konfiskuar një sasi të madhe të drogës në kuadër të operacionit “Rrjeti”.

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska theksoi se në dy raste janë zbuluar kanalet ndërkombëtare për trafikim me drogë kryesisht në Shqipëri.

MPB kundër të arrestuarve ka ngritur padi penale për prodhim dhe transportim pa leje të drogës dhe lëndëve narkotike.

Në rastin e parë në të cilin droga duhej të transportohej në Shqipëri nëpërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është dashur të transportohet në vendet evropiane, ndërsa janë arrestuar 2 shtetas maqedonas dhe janë konfiskuar 140 kilogram drogë.

Në rastin e dytë, policia në pritë në rrugën lokale që i lidh fshatrat e Gostivarit, Lomnicë dhe Negotinë në afërsi të vendit Kisella Vodë, ka takuar dy persona të panjohur, supozohet shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë dhënë rezistencë aktive dhe kanë ikur në pyllin e afërt. Njëri prej personave e ka hedhur çantën që e ka bartur, ndërsa në të ka pasur 6,5 materie e panjohur barri. e cila me siguri është marihuanë.

Në rastin e tretë, theksoi Jankullovska, pas informatave operative të marra paraprakisht është arrestuar një personi nga Ohri i njohur nën pseudonimin Momir, i cili ka vozitur “pezho 206” është nisur në rrugën drejt Manastirit që ta dorëzojë marihuanë, ndërsa paraprakisht një pjesë e ka lënë edhe në Resnjë. Eventualisht është përpjekur të lirohet nga heroina gjatë vozitjes

Në këtë rast theksoi Jankullovska policia ende po ndërmerr aktivitete për zbardhje të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button