fbpx

Edhe të miturit në Siri (Video)

Endri Dumani, vetëm gjashtë vjeç, dhe motra e tij Eva Dumani, vetëm nëntë vjeçe, rezultojnë dhe janë shpallur të humbur në fillim të muajit shkurt.

Humbja e tyre është denoncuar në polici nga e ëma. Ata janë dërguar në Siri nga babai i tyre, Shkëlzen Dumani, i cili është i shpallur në kërkim si njëri prej gjashtë personave që kërkohen nga policia shqiptare.

Të dy fëmijët ndodhen, sipas dyshimeve, në Siri. “Largimi i tyre”, thotë një burim, “është bërë në mënyrë të dyshimtë, pa firmën e të ëmës”.

Një burim i tha “Top-Channel” se përveç arrestimeve të së martës, për gjashtë të tjerë është shpallur në mungesë masa e arrestit me burg.

Mes tyre edhe për Shkelzen Fari Dumanin, i datëlindjes 19.9.1975, i lindur në Dibër dhe banues ne Laprakë. Ai dyshohet si financues dhe organizator në thirrjet që bëheshin për të rekrutuar persona që duhet të shkonin për të luftuar në Siri.

Po ashtu, në listën e personave që është dhënë arrest me burg, por që ka dyshime se ndodhet në Siri, janë edhe Gerti Pashja, 30 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë, i dyshuar si organizator; Shyqyri Kaca 46 vjeç, lindur në Dragostunjë, banues në Librazhd, me rolin si organizator, financues dhe pjesëmarrës.

Almir Daçi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Leshnice.

“Ky shtetas ka qenë imam i paautorizuar i xhamisë se Leshnicës”, thotë Prokuroria në rruge jozyrtare.

Si edhe Medi Manallari, 65 vjeç, i dyshuar si financues dhe pjesëmarres.

“Në bazë të përgjimeve ambientale telefonike, por edhe të postes elektronike, Prokuroria ka dyshime të forta se këta persona për të cilët është në fuqi masa e arrestit me burg në mungesë janë të implikuar bashkë me tetë të arrestuarit e kësaj marte për rekrutimin e mbi 70 personave që janë dërguar ne Siri”, thonë burimet.

Gjithashtu, muajt e fundit në vijim të hetimeve instensive, Policia e Shtetit ka kthyer pas mjaft shtetas të cilët ishin rekrutuar për në Siri nga këta persona e qe do të priteshin në Turqi nga disa shqiptarë të tjerë.

Ata janë kthyer pas, thonë burimet me justifikimin se nuk kishin mjetet monetare për te udhëtuar jashtë vendit, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë nën vëzhgim. /Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button