Vajza e re muslimane nderohet me çmim në Kanadë

Një vajzë e re muslimane, nxënëse e klasës së tetë, ishte në mesin e atyre që u shpërblyen me çmimin “Qytetar i Respektuar” nga guvernatori i Wolfville, krahinë në Nova Scotia të Kanadës, në njohje të përpjekjeve të saj për ndërtimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe mbljedhjen e mjeteve për ndihmë atyre që janë në neovjë.

“Ajo është e sjellshme, e ndërgjegjshme dhe më e pjekur se për vitet që ka,” ka thënë njëra nga mësimdhënëset e Douah Shakshuki.
E veshur me veshje islame, Douah është paraqitur për të marrë çmimin e saj.

Ajo është propozuar nga mësuesi i saj, i cili e përshkroi atë si një nxënëse që punon shumë dhe që ka veti të lideres.

Vajza e re po bën përpjekje që të korrigjoj idetë e gabuara rreth besimit Islam, ku si një muslimane e re është aktive në ngritjen e fondeve për “Fëmijët e Lirë”, projekt i njohur bamirës në Shkollën Wolfville.

Ky çmim është projektuar për të shpërblyer studentët që që demonstojnë lidership dhe angazhim për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse në shkolla dhe komunitetet në Nova Scotia.

Pas marrjes së çmimit nga guvernatori i Wolfville J.J.Grant, Douah e përshkroi ngjarjen si frymëzuese, dhe mundësi për të dëgjuar arritjet e nxënësve tjerë.

Mulimanët në Kanadë përbëjnë rreth 1.9 përqind të popullsisë prej 32.8 milionë banorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button