Drekë me shije franceze, si të përgatisni croquet madame në shtëpi
Ky është një version i recetës francezë të croque madame, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.
Përbërësit:
5 lugë gjalpë
3 lugë miell
2 filxhanë qumësht
Kripë-piper
200 gr kaçkavall
12 feta buke tosti
4 lugë mustardë
Kaçkavall tosti
Bejkon
4 vezë
Përgatitja:
Për besamelin
Shkrini gjalpin në zjarr mesatar dhe më pas shtoni gradualisht miellin. Përzieni vazhdimisht për tre minuta.
Më pas shtoni qumështin duke e përzierë deri sa të fillojë të marrë valë.
Ulni zjarrin dhe lereni të vazhdojë zierjen duke e përzierë për 5 minuta.
Në vazhdim shtoni kripën, piperin dhe kaçkavallin dhe përzieni derisa të shkrijë kaçkavalli.
Largojeni nga zjarri dhe mbulojeni me një letër të sulfurizuar.
Për të përgatitur Croque Madame
Lyeni fetat e tostit me mustardë. Më pas me besamel dhe sipër tyre shtroni një fetë kaçkavall tosti dhe një bejkon.
Vendosini fetat e bukës njëra mbi tjetrën duke krijuar një sanduiç me tre shtresa.
Sipër çdo sanduiçi të krijuar vendosni përsëri besamel.
Më pas piqini ato në 180°C gradë derisa të marrin ngjyrë.
Në fund përgatisni vezë sy dhe vendosini në majë të çdo sandiuçi.
Gati! Ju bëftë mirë!