fbpx

Zgjedhjet e prillit do të kushtojnë 8 milion euro

Më shumë se 8 milion euro do të kushtojnë zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare kanë treguar llogaritjet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. 

Në seancën e sotme të KSHZ-së anëtarët kanë miratuar njëzëri buxhetin për dy ciklet zgjedhore më 13 dhe 27 prill të këtij viti.

KSHZ raportin do ta dorëzojë në Ministrin e financave e cila duhet ti përgjigjet kërkesës së Komisionit.

“Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nevojiten gjithsej 158 milion denarë. Kjo do të thotë që shuma e përgjithshme për dy ciklet zgjedhore do të jetë 8 milion euro. Presim ministria e financave që ti miratojë mjetet”, tha Subhi Jakupi zëvendëskryetarë i KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button