Arrestimi i Koçan, Gjykata e Apelit hesht!

Gjykata e Apelit nuk do të deklarohet sot për ankesën e vendimit për arrestim të Sead Koçanit, sepse nuk e kanë marrë lëndën nga Gjykata Themelore,  thuhet në Apel për TV 24.

Theksojnë se deri të premten, lëndë e tillë nuk ka arritur. Avokati Nikolla Dodevski e ankimoi  vendimin për arrestim të Sead Koçanit i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike dhe për të cilin MPB-ja ka shpallur flet-arrest ndërkombëtar.

Avokati Dodevski deklaroi se sot pritet vendim nga Apeli.

“Në fillim, mbrojtja e të dyshuarit dorëzoi ankesë kundër vendimit për përcaktimin e masës për paraburgim që na u paraqit vetëm disa orë më parë. Gjykata Themelore është e detyruar menjëherë ta dorëzojë lëndën te Gjykata e Apelit, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit do të dorëzohet në afat prej 48 orëve i cili skadon të dielën në orën 17 e 30, pa mundësi ligjore për zgjatjen e afatit, sepse afatet që janë parashikuar me orë nuk transferohen në ditën e ardhshme të punës”, deklaroi avokati Nikolla Dodevski.

Dodevski vërtetoi se klienti i tij është në udhëtim zyrtar.

Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me, siç thonë ata interpretimet e pasakta të deklaratës së Prokurores Speciale Katica Janeva, e dhënë pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga të dyshuarit në rastin “Trust”.

“Për faktin se është sjellë vendim pas ankesës së kësaj Prokurorie Publike dhe se është shqiptuar masa e paraburgimit kundër të dyshuarit të parë në rastin ‘Trust’ ne kemi mësuar nga mediat. Në drejtim të kontrollit të informacioneve nëse me të vërtetë është sjellë vendim gjyqësor, kemi kontaktuar gjykatësen e cila ka udhëhequr me Këshillin penal dhe e cila na njoftoi se është sjellë vendim pas ankimimit dhe se vendimi do të na dorëzohet në mënyrë plotësuese”, thuhet në komunikatën e PSP-së të lëshuar mediave.

LEXO: Asnjë gjurmë nga i arratisuri Sead Koçan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button