Trajanov: Duhet kujdes ndaj emigrantëve me pasporta të falsifikuara

“Personat që kapen me pasaportë të falsifikuar secili prej tyre trajtohet individualisht nga rasti. Kundër të gjithëve ngritën kallëzim dhe ata duhet të paguajnë dënim. Nëse konfirmohet se kërkohen në vendin prej të cilit kanë prejardhjen për shkak të ndonjë vepre penale u dorëzohen menjëherë zyrtarëve të atjeshëm, e nëse jo, dëbohen nga Maqedonia dhe u ndalohet hyrja në vend” shpjegojnë nga MPB. 

“Ata persona të cilët në vend do të kapen me dokumente të falsifikuara në përgjithësi, Maqedoninë nuk e kanë destinacion, por janë në rrugë kah ndonjë vend evropian”, mendon ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov. 

Këto persona, sipas tij, më shpesh emigrant ilegal, kanë edhe pasaportat origjinale me vete, por për shkak të restrikcioneve dhe kontrolleve për ata, më shpesh kalojnë vendin me dokumente të falsifikuara nga vendet me të cilat shteti nuk ka viza. 

“Emigrantët ekonomik, megjithatë, nuk hyjnë legalisht në vend”, pohon më tej Trajanov për Telegraf. Ndërsa ata që udhëtojnë me qëllime tjera, të cilët janë anëtar të ndonjë organizate terroriste ose lëvizje, sipas Trajanovit kanë kujdes që dokumentet e tyre të jenë të pastra si loti me qëllim që të mos jenë të dyshimta për zyrtarët. 

Edhe zyrtarët kufitarë në Maqedoni thonë se duhen të jenë të kujdesshëm, pasi mund të ndodh të lëshojnë ndonjë person të këtillë, sepse që tek dikush të vendoset kontroll detal, duhet së pari të jetë i dyshimtë që t’i bëhen të gjitha kontrollet në regjistrat e personave që kërkohen, kjo për dokumente të humbura ose diçka të ngjashme. 

Ndryshe, përveç ndalesës për hyrje të personave me dokumente të falsifikuara vitin e kaluar në vend nuk iu ishte lejuar të hyjnë 2.905 shtetas të huaj. Në numër më të madh u është ndaluar të hyjnë edhe shtetasve shqiptarë gjithsej 853, pastaj vijnë turqit me 633, bullgarët me 237 dhe të tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button