Konfirmohet, lëndohet Mesut Ozil

Rekord transferimi i Arsenalit, Mesut Ozil, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Bayern Munchen dhe do të mungoj për një periudhë goxha të mirë, konfirmon trajneri Francez.

Lëndimin e reprezentuesit gjerman, trajneri Arsene Wenger e ka konsideruar si mjaft të keq.

“Ozil ka problem me lëndim dhe lëndimi i tij po duket mjaft serioz,” u shpreh Wenger.

“Nuk e di sa do të mungoj saktësisht, megjithatë ai sigurisht që do e humbasë sfidën ndaj Tottenham. Ne do ta bëjmë një kontrollë për të parë se sa do të mungoj ai, megjithatë duhet se për disa javë ai nuk do jetë me ne,” tha Wenger.

Lajme të ngjashme

Back to top button