Rooney ndihmon Januzajn

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka bërë të ditur se kalon kohë shtesë në stërvitje së bashku me Adnan Januzajn, duke i ndihmuar yllit kosovar në përmirësimin e lojës së tij.

Wayne Rooney ka pranuar se e ka marrë shumë seriozisht rolin e tij në Manchester United dhe është duke ndihmuar të rinjtë si Adnan Januzaj që të përmirësojnë lojën e tij.

Rooney tashmë shërben si model për disa të rinj dhe ka bërë të ditur se dëshiron t’i ndihmojë Januzajt në zhvillimin e tij. “Kam qëndruar pas stërvitjeve me Adnanin në disa herë”, deklaroi Rooney për Sky Sports News.

“Edhe vetëm për të punuar rreth goditjeve të lira dhe harkimeve. Nga kjo përfitoj edhe unë, por edhe ai. Mundohem t’i ndihmoj atij që të bëhet gjithnjë e më i mirë, gjë që është duke e bërë, dhe mendoj se futbollistët e rinj kanë nevojë të ushtrojnë gjatë gjithë kohës, e sidomos ata që depërtojnë në ekipin parë”, u shpreh ai.

“Futbollistët senior po ashtu duhet të ushtrojnë në mënyrë që të qëndrojnë në lojën e tyre më të mirë, andaj na shkon për shtati të gjithëve”.

Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar të Unitedit këtë sezon, së bashku me Rooneyn.

Lajme të ngjashme

Back to top button