Rasti “Monstra”: Prezantohen video dëshmi me përmbajtje islamike

  

Në seancën e sotme të rastit “Monstra”, për të cilin akuzon shtatë persona për terrorizëm, janë dhënë dëshmi në formë të videos, incizime këto që u vlerësuan të kenë përmbajtje radikale islame në gjuhën arabe dhe me përkthim në gjuhën shqipe.

Në gjykatën themelore sot u transmetuan video me titujt “Al Kaeda i ushtron muxhahedinët”, “Përkrahësit e islamit”, “Zgjohu vëlla mysliman”, të cilat janë gjetur në kompjuterët e të akuzuarve.

Nga pala mbrojtëse thonë që ky material nuk ka lidhje me rastin në fjalë dhe marrja e tyre si dëshmi është e pa bazë.

“Ato video që u prezantuan, mund t’i ketë çdo kush. Ato nuk kanë bazë që të përdorën si dëshmi kundër të akuzuarve. Ashtu si ortodoksët që mbajnë video incizime e filma të ndryshme për Jezu Krishtin, edhe ne myslimanët mund të mbajmë video të ndryshme në kompjuter. Kjo edhe një herë vërteton se nuk ka fakte të cilat dëshmojnë fajësinë e të akuzuarve”, tha Naser Raufi, avokati mbrojtës.

Ai shtoi se nuk ka dëshmi kundër ta akuzuarve, dhe se në seancën e radhës e cila do të mbahet me 28 mars do të ketë dëshmitarë të rinj nga pala mbrojtëse, të cilët do të dëshmojnë pafajësinë e tyre.

Ndërkaq për rastin “Monstra” gjykohen shtatë persona, të cilët akuzohen për terrorizëm dhe vrasjen e pesë personave. Të akuzuarit janë: Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdi,Haki Aziri si dhe Sami Luta.

Lajme të ngjashme

Back to top button