fbpx

VMRO-DPMNE vazhdon ta arsyetojë protestën kundër “Plaformës së Tiranës”

“LSDM duhet publikisht dhe qartë të tërhiqet nga Platforma e Tiranës dhe pikat në të cilat do të ridefinojnë Republikën e Maqedonisë, të cilët prej multietnike do ta shndërrojnë në shtet binacional” kështu fillon kumtesa e VMRO-DPMNE-së pas paraqitjes së programit qeveritar të Zoran Zaevit në të cilën parashihet edhe avancimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Nga VMRO-DPMNE arsyetojnë edhe frikën momentale të qytetarëve të cilat erdhën pas qëndrimeve dyshuese dhe kundërthënëse të Zoran Zaev.

“Është e arsyeshme frika e qytetarëve e cila erdhi pas qëndrimeve dyshuese dhe kundërthënëse të cilat i shprehu Zoran Zaev, në të cilat nuk hedhë poshtë Platformën e Tiranës, përkundrazi paralajmëroi debat për pikat e saja. Revolta e qytetarëve nga kjo politikë e pasinqertë nga retorika e Zaevit dhe LSDM-së bëhet gjithnjë dhe më e madhe. Qytetarët shohin se si përgatitet ridefinimi i shtetit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE sërish përsëritën ofertën e tyre se “në Zaevi heq dorë nga Platforma e Tiranës, VMRO-DPMNE do të votojë dhe përkrah Qeverinë të cilën do ta formonte Zoran Zaev” dhe shtuan se “derisa Zaev konsideron se Platforma e Tiranës është pozitive dhe e nevojshme që të debatohet për ardhmërinë e Maqedonisë, atëherë e ftojmë që të njëjtën ta vendos në një debat më të gjerë, në zgjedhje parlamentare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button