Protesta para Konsullatës së Holandës në Stamboll (FOTO)

Përpara Konsullatës së Holandës në Stamboll natën mes të shtunës dhe të dielës janë mbajtur protesta pasi ministrave turq nuk iu lejua takimi me komunitetin turk në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit hidhnin slogane “Holanda fashiste”, “Holandë, mos provoko durimin tonë”. Demonstruesit e kanë mbështetur presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrat turq.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë rreth konsullatës së Holandës në Stamboll kanë marrë masa të larta të sigurisë.

Pas intonimit të himnit kombëtar, demonstrata përfundoi.

Kujtojmë se ministrja turke e Politikës Sociale dhe Familjes Fatma Betul Kaya, është kthyer të dielën nën përcjellje të policisë drejt kufirit gjerman pas pritjes pesë orëshe para Konsullatës në Roterdam ndërsa qytetarët e tubuar të cilët i kanë ofruar asaj mbështetje janë shpërndarë me forcë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka dënuar pengimin e vizitave dhe ka kërkuar që ambasadori holandez në atë vend, i cili është aktualisht në pushime, një kohë të mos kthehet në detyrë në Ankara. Ambasada dhe Konsullata e Holandës në Ankara janë mbyllur për shkaqe sigurie.

Policia holandeze në ndërkohë me përdorimin e forcës ka shpërndarë qytetarët e mbledhur të cilët kanë protestuar kundër ndalimit të makinës së ministres Kaya, por protestat në rrugët e Roterdamit kanë vazhduar.

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Image may contain: 16 people, outdoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button