Dorëzohen kandidaturat për Ivanovin, Popovskin dhe Halimin

Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor deri më tani janë dorëzuar kandidaturat e Gjorge Ivanov, Zoran Popovskit dhe Iljaz Halimit për Zgjedhjet e ardhshme presidenciale më 13 prill.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së sot e dorëzuan kandidaturën për Gjorge Ivanov me 63 mijë nënshkrime nga qytetarët.

Për Zoran Popovkin janë grumbulluar 10 mijë nënshkrime, po aq janë grumbulluar edhe për kandidatin e PDSH-së Iljaz Halimi.

Pritet që deri nesër të dorëzohet edhe kandidatura e LSDM-së me kandidat Stevo Pendarovskin.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 24 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button