Tetovë, 600 të papunë aplikojnë për të përfituar nga ligji për të falimentuarit

Një numër i madh i punëtorëve të falimentuar, duan që të përfitojnë nga ndryshimet e ligjit për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit. Nëse i plotësojnë kushtet që parasheh ndryshimi i ligjit ata do të marrin nga 7.100 denarë dhe sigurim shëndetësorë.

Enti për punësim në Tetovë ka pranuar aplikacionet e 600 punëtorëve të falimentuar, për marrjen e kompensimit në para dhe sigurimin e tyre material deri në pensionim. Siç njofton drejtuesi, Tomisllav Trifunovski, të gjithë personat të cilët mbetën pa punë  për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante shtetërore në periudhën nga viti 2000 deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, kanë të drejtë të shtrojnë kërkesë, për çka dokumenti i vetëm të cilët duhet ta japin është letra e njoftimit. Afati i parashtrimit të kërkesave është deri më datë 22 të këtij muaj.

Qeveria e Maqedonisë, solli ndryshime të ligjit për sigurimin material të personave të papunë për shkak të falimentimit të firmave të tyre ku pjesën më të madhe të pronësisë e kishte shteti dhe të cilët kanë përvojë pune më të madhe se 25 vjet.

Personat të cilët i përmbushin kushtet në përputhje me këtë ligj, mund të shtrojnë kërkesë deri të Enti për punësim në Tetovë.

Pritet që me këtë ligj të përfshihen rreth 3000 persona në Maqedoni, punëtorë falimentues ose tepricë teknologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button