Heshtje në Presidencë pas publikimit të Programit qeveritar të LSDM-së

Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, tani për tani nuk ka asnjë reagim për propozim programin e qeverisë të prezantuar nga LSDM-ja opozitare. Alsat M pyeti, por nuk mori përgjigje nëse Ivanov pajtohet me qëndrimin e Zaevit se brenda dhjetë ditëve duhet t’ia japë atij mandatin, si dhe cili është vlerësimi i Presidentit në lidhje me përmbajtjen e programit, njofton Alsat M.

Derisa nga Presidenca nuk ka njoftime si do të veprojë Ivanovi, LSDM-ja vlerëson se shteti nuk mund të mbetet pa qeveri për shkak të krimeve të VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja përsëriti vlerësimin se programi qeveritar i LSDM-së, nuk e përjashton Platformën e përbashkët të shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button