Interi do të bëhet i fortë këtë verë

Drejtori teknik i Interit, Piero Ausillio, ka shpjeguar objektivat e klubit për afatin kalimtar të verës.
Ai ka bërë të ditur se gjiganti italian planifikon të përforcohet në çdo pozitë, duke vazhduar investimet pas ardhjes së mesfushorit Hernanes nga Lazio në janar, dhe arritjes së marrëveshjes për angazhimin e mbrojtësit Nemanja Vidiq në fund të këtij sezoni nga Manchester United.

“Janë së paku tre emra për secilin rol, dhe do të jenë futbollist të nivelit të lartë. Nga mbrojtja, mesfusha, e deri në sulm, jemi duke hulumtuar tregun dhe do të sjellim elemente që na kanë munguar këtë vit”, deklaroi Ausillio për ‘Gazzetta dello Sport’.

Lajme të ngjashme

Back to top button