Maqedoni, sistemi që kërcënon edhe mësuesit

Rrogat e ulëta të punonjësve në arsim, plan-programet e papërshtatshme me moshën e nxënësve dhe kushteve për mësim, si dhe ngarkesa e mësimdhënësve me punë administrative, janë sipas kryetarit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashërit” tre komponentët kryesore që shpjegojnë gjendjen e rëndë në arsim, shkruan gazeta KOHA.

Pra, jo vetëm pozita e vështirë e mësimdhënësve lidhet, sipas tij, drejtpërdrejtë me statusi financiar dhe pozitën në shkollë, por ata janë edhe faktorë kryesor të problemeve me të cilat ballafaqohet më së shpeshti sistemin arsimor. Prandaj, kryetari i Lidhjes, Nuhi Dardhishta, kërkon nga ata që krijojnë politikat arsimore të rishqyrtojnë qasjen ndaj të këtyre komponentëve. Bashkë me ta, thotë se duhet të largohet dhe vlerësimin ekstren i nxënësve, që sipas Dardhishtës i frustron mësimdhënësit dhe u qëndron mbi kokë si kërcënim permanent.

“Nuk është e drejtë që mësimdhënësit dhe administratorët të paguhen njëlloj, sepse as pesha e punës dhe as përgjegjësia e tyre nuk është e barabartë. Prandaj, nëse dëshirojnë të vlerësojnë punën e mësimdhënësve këtë duhet ta fillojnë nga rrogat. Pa rroga dinjitoze, s’mund të ketë as mësues dinjitoz”, thotë kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Nuhi Dardhishta

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button