Pellegrini kërkon përmbysje në Barcelonë

Manuel Pellegrini nuk e ka humbur besimin te kualifikimi, edhe pse humbi 2:0 në “Etihad Stadium” ndaj Barcelonës. Trajneri kilian i Manchester City-t shprehet se janë të aftë të përmbysin gjithçka në Spanjë.

“Nëse shikon rezultatin e ndeshjes së parë dhe rivalin që kemi përballë, do dukej çmenduri po të thuash se do kualifikohesh. Por, unë kam besim se do ia dalim. Nëse jemi në një ditë të mirë dhe gjërat shkojnë mbarë, sigurisht që mund të fitojmë në Spanjë. Receta e triumfit është e qartë për ne. Duhet të shënojmë një gol sa më shpejt të jetë e mundur. Futbollistët e Barcelonës nervozohen shpejt dhe njëkohësisht humbin përqendrimin. Duhet të përfitojmë nga ky element, duke shënuar të parët në avantazh dhe të kërkojmë me ngulm golin e dytë. Në Angli u dënuam nga fati i keq, të cilin uroj mos ta kemi me vete këtë herë”, tha Pellegrini.

“Nuk i trembem vetëm një futbollisti të vetëm te Barcelona, por të gjithë titullarëve. Përveç individëve, forca e tyre kryesore është loja në grup. Nëse arrijmë t’i përçajmë në fushë, atëherë do ia dalim mbanë”, shtoi trajneri i City-t.

Ndërkohë, edhe kapiteni Vinsent Kompany gjithashtu mendon se nuk është një mision i pamundur.

“Ne kemi futbollistë të shkëlqyer, që mund të zgjidhin një ndeshje në çdo fushë. Besoj se ndaj Barcelonës do sigurojmë një fitore dhe një kualifikim krenarie, i cili do t’u japë një mesazh forcë të gjithë rivalëve tanë”, deklaroi mbrojtësi belg.

Lajme të ngjashme

Back to top button