Prokuroria publike do ta hetojë aferën korruptive “Aktor”

Nga prokuroria publike theksojnë se deri te ky institucion ende nuk ka arritur njoftimi nga Agjencia për kundërzbulim financiar si dhe nga policia financiare për aferën korruptive të kompanisë greke “Aktor”, e cila është duke e ndërtuar autostradën Demir Kapi – Smokvicë. 

Ata do të presin që një gjë e tillë të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme, kurse pastaj vetë do të ngrenë procedurë hetimore. 

“Deri tek ne ende nuk ka arritur asnjë njoftim nga këto institucione. Ligjërisht fillimisht duhet të reagojnë këta institucione, dhe pastaj Prokuroria Publike. Por nëse deri në fund të javës nuk ndodhë një gjë e tillë, atëhgerë do të fillojmë vetë procedurë hetimore”, ka thënë Marko Zvrlevski, prokuror publik shtetëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button