Dafina Zeqiri anashkalon origjinën shqiptare!

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është rikthyer në skenën muzikore me një projekt të ri, pikërisht me këngën “Four seasons” e publikuar në iTunes. Dafina ka zbuluar përmes Instagramit se ka realizuar ëndrrën e saj për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e për të qënë pjesë e tregut ndërkombëtar.

“Sot po e lançoj këngën time të parë. Është ëndërr e bërë realitet. Jam përherë falenderuese për ekipin e mrekullueshëm, që besoi në talentin tim dhe jam shumë e lumtur të prezantoj këngën time Four seasons,” ka shkruar ndër të tjera Dafina në Instagram. Nuk ka munguar as komenti i Noizy-t, reperi i cili nuk fliste më parë me Dafinën për shkak të konflikteve mes tyre. Ai ka postuar këngën e re të Dafinës dhe ka shprehur mbështetjen e tij ndaj saj.

Por, a prezantohet Dafina si shqiptare në tregun ndërkombëtar? Faktet tregojnë që jo. Në të gjitha portalet apo skedat biografike ndërkombëtare, Dafina Zeqiri prezantohet si artistja e lindur në Suedi, fakt që këngëtarja nuk përpiqet ta ndryshojë, duke anashkaluar kështu, origjinën shqiptare.

Panorama

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button